07/11/2014

KORRUPCIONI DHE EKSTREMIZMI FETAR NUK JANË TRADITË E SHOQËRISË SHQIPTARE NË KOSOVË


Xhevat Bislimi
7 Nëntor 2014

Mediet e shkruara dhe ato elektronike, portalet dhe rrjetet sociale në internet u mbushën sot me komentet e Ambasadorës amerikane, Xhakobson, e cila me të drejtë ishte e rreptë me politikanët e Prishtinës. Por, mua më mbeten në mendje dy përfundime (konstatime) të saj për korrupcionin dhe ekstremizmin fetar islamik në shoqërinë tonë shqiptare. Ambasadorja amerikane tha tekstualisht se "korrupcioni në Kosovë është traditë", ndërsa për ekstremizmin fetar tha se "është në kundërshtim me islamin tradicional të kultivuar ndër shekuj".

Unë do të thoja se edhe korrupcioni (vjedhja...) në Kosovë dhe në shoqërinë shqiptare përgjithësisht është në kundërshtim me traditën dhe me moralin shqiptar. Si korrupcioni, ashtu edhe ekstremizmi fetar janë "importuar-imponuar" nga jashtë... Korrupcioni (vjedhja...) është përhapur në mënyrë masive dhe është kultivuar në Kosovë nga administrata ndërkombëtare, UNMIK-u dhe nga ndërkombëtarët! Kjo është bërë përmes fondëve të ndryshme që bota jepte për Kosovën, përmes "privatizimit" të pasurive kombëtare (trafikimit dhe zhvatjës së pasurive kombëtare në Kosovë...), përmes bashkëpunimit të ngushtë të UNMIK-ut me Sërbinë dhe bashkëpunëtorët e saj në Kosovë, përmes bashkëpunimit me disa figura të Luftës Antipushtuese Clirimtare të UCK-së... Kjo e vërtetë nuk e liron aspak nga përgjegjësia klasën politike dhe shoqërinë shqiptare në Kosovë, por përgjegjës kryesor për korrupcionin dhe ngecjet tjera janë misionet dhe prania ndërkombëtare, e cila kishte koncentruar gjithë pushtetin ekzekutive, legjislativ dhe gjyqësor në duart e saj! Rrënimi i plotë i ekonomisë, i industrisë dhe i pasurive të pakta të Kosovës përmes "privatizimit" (trafikimit...) të pronës dhe politikave tjera ekonomike, doganore, energjetike, monetare, shëndetësore, arsimore, sociale, mjedisore, qeverisëse... prodhoi në Kosovë një popull të varfëruar skajshmërisht dhe të përgjysmuar nga ikja në vende të huaja, nga njëra anë, dhe një klasë skajshmërisht të pasuruar përmes "privatizimit" (kontrabandimit...) të pasurive kombëtare, përmes (keq)qeverisjës së fondëve publike, përmes doganës (kontrabandimit të mallrave...) dhe formave tjera ilegale (joligjore)!! Të gjitha këto nën ombrellën (mbrojtjen) e pranisë dhe të misionëve ndërkombëtare!! Pjesë organike e këtij karaxhozlleku ishte edhe sistemi i drejtësisë, i ngritur dhe i drejtuar nga ndërkombëtarët dhe misionet e tyre !! Në një mënyrë, pavarësisht se bëhej spektakël me zgjedhjet e "lira dhe demokratike", edhe klasa politike dhe institucionale, administrata, policia..., ishte e rekrutuar dhe e përzgjedhur nga prania ndërkombëtare dhe nga misionet e tyre (UNMIK-EULEX)!!

Në themele të kësaj gjendjeje të rëndë (të pashpresë) ekonomike është pabarazia ekonomike... Nuk mund të këtë liri dhe të drejta njerëzore, nuk mund të ketë barazi gjinore, sociale, politike, njerzore (pra as demokraci...) dhe nuk mund të këtë qeverisje të mirë, të drejtë e demokratike aty ku nuk ka BARAZI EKONOMIKE! Në themele të çdo barazie tjetër është barazia ekonomike... Cdo barazi tjeter pa barazi ekonomike është barazi utopike, iluzore!

Edhe ekstremizmi fetar islamik është "imponuar" nga jashtë, siç e tha edhe Ambasadorja, dhe është në kundërshtim me islamin tradicional dhe me atdhedashurinë e njohur shqiptare në Kosovë. Ekstremizmi fetar historikisht ka qenë veçori e serbëve dhe e "grekëve", por kurrë e popullit shqiptar. Përpjekjet për t'i dhënë një fytyrë tërësisht fetare islamike popullit shqiptar në Kosovë janë të kohës së Serbisë, sidomos gjatë vitëve 1981-1997! Kudo xhamia e minare!! Këto përpjekje, për sa i përket ndërtimit dhe kompletimit të imazhit fetar për shqiptarët e Kosovës, u rrumbullakësuan në kohën e UNMIK-EULEX-it! Pikërisht në këto vite lulëzoi dhe u përhapë lëvizja politike ekstremiste fetare që ishte mbjellur diku në vitin 1990 në një lagje të Prizrenit (me një zyre...)!! Kjo lëvizje asnjëherë nuk gjeti përkrahjen e popullit shqiptar, por ajo veproi tërësisht e papenguar në territorin e Kosovës gjatë këtyre vitëve!! Krah i lëvizjës ekstremiste politiko-fetare, për pêrfitime materiale-financiare...., u bënë edhe disa politikanë dhe qarqe lokale e qendërore të qeverisjës!! Për qëllimet e saj ekstremiste (antishqiptare) kjo lëvizje ka derdhur dhjetëra miliona dollare në Kosovë !! Edhe këtë të keqe nuk mund ta pengonin dhe as ta luftonin qytetarët dhe populli i Kosovës, por duhej dhe mund ta luftonin institucionet dhe mekanizmat që ishin në dorën e ndërkombëtarëve dhe të vendorëve (shërbëtore të bindur të misionëve dhe të pranisë ndërkombëtare...)!! 

Nuk mendoj se gaboj nëse them se edhe kjo LOJA e këtyre mujave të fundit është prodhim i pjesëshëm ose i plotë i tyre...

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire